Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vettel është optimist: Betejë deri në kthesën e fundit

Ndonëse Lewis Hamilton ka prekur titullin me të dyja duart dhe pret vetëm ta fitojë atë matematikisht, rivali i tij Sebastian Vettel nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Gjermani i Ferrarit e pranon se tashmë nuk ka asgjë në dorën e tij, por premton ‘luftë deri në kthesën e fundit’, ndaj Hamiltonit, në garën për titull.

“Për sa kohë që matematika na mban në lojë, do të provojmë t’ia dalim. Ndonëse asgjë nuk është më në dorën tonë, unë do të provoj deri në kthesën e fundit, që të marr maksimumin, me shpresën edhe të ndonjë gabimi nga ana e kundërshtarit”, tha Vettel.

Deri në përfundim të kampionatit, kanë mbetur edhe 3 gara, ndërsa diferenca mes dy pilotëve, Hamilton dhe Vettel, është 66 pikë. Gara e ardhshme e Formula 1, është të dielën në mbrëmje, në Meksikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...