Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Bajrami shënon në “San Siro”, Sassuolo ‘ul me këmbë në tokë’ Interin

VIDEO/ Bajrami shënon në "San Siro", Sassuolo 'ul me këmbë në tokë' Interin
VIDEO/ Bajrami shënon në "San Siro", Sassuolo 'ul me këmbë në tokë' Interin

Përfundon në javën e 6 seria e fitoreve për Interin, që është dorëzuar në shtëpi përballë Sassuolos, pasi ka humbur me përmbysje me rezultatin 1-2. Simone Inzaghi propozoi të njëjtin formacion me të cilin fitoi derbin, por përveç entuziazmit të minutave të para, u pa shumë pak nga cilësia me të cilën na kanë mësuar në këto javë të para.

Në këmbët e Lautaro Martinez rëndonin minutat e shumta në këtë fillim sezoni, ndërsa dëshira e Thuram nuk mjaftonte për të bërë diferencën. Por përtej të gjithave, Interi ia doli të gjejë golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me anë të holandezit Dumfries, që bëri gjithçka mirë në zonë dhe mposhti Consiglin me një goditje perfekte me të majtën.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Sassuolon, që gjeti golin e barazimit me anë të Nedim Bajramit në minutën e 533-të. Fantazisti shqiptar shënoi me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi me shqiponjë, teksa konfirmoi edhe njëherë shansin e shqiptarëve për të gjetur golin në “San Siro’.

Lexo edhe: 

Vetëm 8 minuta më pas ishte Berardi që shënoi edhe golin e përmbysjes për Sassuolon, me një goditje spektakolare nga jashtë zone, që shtangu zviceranin Yann Sommer.

Minutat e mbetura zikaltrit bënë përpjekjet e dëshpëruara për të gjetur golin e barazimit, teksa rastin më të mirë e pati Frattesi, që e zgjidhi shumë keq, ndonëse i vetëm me portierin.

Vërshëllima finale e arbitrit sinjalizoi një tjetër fitore të madhe të Sassuolos, vetëm tri ditë pasi mposhti Juventusin në “Mapei Stadium”, por edhe humbjen e parë sezonale të Interit, që kthehet me këmbë në tokë, pas startit perfekt të kampionatit.

Inter – Sassuolo  1-2

62′ – Goool. Këtë herë është Berardi që kompleton përmbysjen në “San Siro”, me një goditje spektakolare nga jashtë zone, ku ka shtangur Yann Sommer…

53’ – Gooool. Nedim Bajrami rikthen baraspeshën në ‘San Siro’. Fantazisti i Kombëtares shqiptare shfrytëzoi një vertikalizim të Berardit dhe mposhti Sommer me një goditje të fortë nga brenda zonës, duke barazuar rezultatin në 1-1. Konfirmohet tradita e golave të shqiptarëve ndaj Interit…

45′ + 3 – Mundësi e mirë për Bajramin, që përfiton nga një gabim i Calhanoglu, por merr keq topin në tentativën për driblimin e Sommer…

45’+1 – Zhbllokohet sfida, me Denzel Dumfries që i jep avantazhin Interit. Mbrojtësi holandez hyri në zonë dhe lëshoi një goditje me të majtën, duke dërguar topin në rrjetë. Zikaltrit në avantazh.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....