Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vibrimet në stadium, Milani dhe Interi shpjegojnë situatën

Lajmi për vibrimin e unazës së tretë të stadiumit “San Siro” në Milani, përgjatë ndeshjes mes Interit dhe Atalatnës më 7 Prill, bëri xhiron e botës, duke hedhur pikëpyetje mbi sigurinë e spektatorëve.

Megjithatë të dy klubet kanë dalë me një komunikatë ditën e sotme, ku kanë shpjeguar me detaje gjithça sa ishte konstatuar dhe kanë garantuar se impianti nuk është aspak në rrezik shembjeje.

“Më 7 prill u regjistruar një tronditje mbi normat e pranuara, në unazën e tretë të stadiumit “San Siro” dhe për këtë kontaktuam menjëherë një grup inxhinierësh, të kryesuar nga Gian Michele Calvi, për të analizuar rastin. Pasi u ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme, u arrit në konkluzionin se rasti nuk është shqetësues dhe nuk ul aspak koeficientin e sigurisë së impiantit. Për më tepër, grupi i inxhinierëve nuk kanë parë të arsyeshme asnjë ndërhyrje shtesë në impiant, për të rregulluar situatën, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë rrezik në rritje”, thuhej në komunikatën e dy klubeve.

Unaza e tretë e “San Siro”-s nuk hapet gjithmonë, por vetëm në rastet kur numri i tifozëve i kalon 60 mijë, ndërsa do të hapen këtë fundjavë për derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, sfidë që pritet të tejmbushë stadiumin.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...