Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Doktoresha e Spartakut të Moskës ndalon seksin para ndeshjeve

A duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale futbollistët para ndeshjeve të futbollit? Një pyetje që ka ndezur një debat të kahershëm dhe që e ka ndarë opinionin më dysh. Në fakt, janë vetë trajnerët apo futbollistët që kanë dhënë mendime të ndryshme rreth performancës pas një akti seksual, por në këtë debat është përfshirë edhe doktoresha e Spartakut të Moskës, Victoria Gameeva. Argumenti i saj ndoshta nuk do t’u pëlqejë futbollistëve.

“Nga pikëpamja mjekësore, seksi stimulon asftësinë për të punuar më mirë vetëm tek femrat. Në artet marciale, ndodh që një femër të ketë rezultate më të mirë kur futet në ring vetëm 10 minuta pasi ka kryer marrëdhënie seksuale. Por nuk funksionon në të njëjtën mënyrë të meshkujt. Ata duhe ta shmangin seksin dy apo tre ditë para se të futen në fushë për të luajtur futboll.”

Gameeva duhet të gjejë motivim ekstra për të inkurajuar futbollistët e Spartakut të Moskës që të fitojnë, perderisa i këshillon të mos bëjnë seks para ndeshjeve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...