La Liga

Vidal: Chiellini gaboi me ato që tha në libër, nuk lëviz nga Barcelona

“Një si Vidal, sa herë që dilte, pinte më tepër sesa duhej. E dinë të gjithë që alkooli ishte pika e tij e dobët”, shkruante Chiellini në librin e tij autobiografik, të cilin e botoi pak ditë më parë dhe ka “ngacmuar” jo pak ish shokë të tij të skuadrës si Mario Balotelli, Felippe Melo dhe së fundi mesfushorin kilen Arturo Vidal.

Vetë ky i fundit, në një intervistë të dhënë për mediat vendase, i është përgjigjur kapitenit të Juventusit, duke i kujtuar se do të ishte mirë që gjërat personale të mos publikoheshin në një libër, por ka pranuar se është sqaruar me Chiellinin për të gjitha.

“Njerëzit janë përqendruar në gjërat e këqija që ai ka thënë, pasi ndër të tjera ai ka thënë edhe që jam një kampion i madh. Ndoshta nuk do të ishte mirë t’i thoshte disa gjëra private në një libër, por kam folur me të në telefon dhe jemi sqaruar. Unë jam qenie njerëzore dhe si i tillë kam bërë gabimet e mia, kam paguar për to dhe kam vazhduar jetën”, u shpreh Vidal.

Mesfushori kilen kërkohet me ngulm nga Interi, pasi është një nga “beniaminët” e Antonio Contes, me të cilin kanë punuar për disa sezone edhe te Juventusi, por në intervistën për mediat e vendit të tij, ka theksuar se ndihet mjaft mirë në Katalunjë dhe se nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

“Kam ardhur te Barcelona pas operacionit tim të dytë në gju dhe më është dashur pak të marr veten, por tani ndihem shumë mirë si në fushën e lojës, ashtu edhe mes shokëve të skuadrës. Po punoj shumë çdo ditë, për të qenë në sintoni të plotë më skuadrën dhe lojën që ajo bën. Qyteti më pëlqen shumë dhe njerëzit këtu më duan të mirën, pasi ma thonë gjithmonë kur dal në rrugë”, deklaroi mesfushori.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency