Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vidal humb të atin, nuk e kishte falur kurrë për braktisjen e familjes

Erasmo Vidal, babai i futbollistit të njohur kilian, Arturo Vidal, u gjet i vdekur në një klub hipizmi që frekuentonte dikur. Shtypi vendës ka publikuar ​​një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zëdhënësit e “Club Hipico de Santiago”:

“Kur u kuptua se personi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, u kontaktuan mjekët ndihmës që punojnë brenda kompleksit.”

Sipas raportimeve të para, babai i Arturo Vidalit ka pësuar arrest kardiorespirator për shkak të shokut hipovolemik: përpjekjet për mbajtjen në jetë rezultuan krejtësisht të padobishme. Për momentin, nuk ka mbërritur asnjë koment nga ish-lojtari i Juves, Interit, Bayernit e Barcelonës… Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë gjithmonë të trazuara, me Vidalin që nuk e kishte falur kurrë plotësisht babanë për faktin që e kishte braktisur familjen në rininë e tij.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...