Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vidal, i bindur për të ardhmen: Ëndrra ime është…

Arturo Vidal nuk i merr në konsideratë zërat e vazhdueshme të merkatos, mesfushori kilian e sheh të ardhmen e tij vetëm në Barcelonë, ku dëshiron të fitojë trofeun më të rëndësishëm për klube.

“Është vërtetë që Championsi është objektivi që ndjek dhe që e kam fiksuar në kokë. Ëndërroj finalen e Stambollit dhe jemi gati për ta arritur. E dimë që ky mund të ketë viti ynë. Jam në një klub i cili ka nevojë për këtë trofe.”

Pas një verë gjatë se cilës emri i tij mbushi faqet e gazetave me lajme rreth merkatos, Vidal u zhbllokua në Champions ndaj Interit. Një shaka e fatit, sepse klubi zikaltër e kërkoi me ngulm vitin e fundit.

“Nuk e di nëse isha unë ai që ndryshoi lojën, por ndihesha shumë mirë dhe si zakonisht u mundova të jepja maksimumin për të ndihmuar shokët. Më pëlqyen edhe lëvdatat e tyre, më bënë krenarë, sidomos fjalët e Messit, që është kapiteni ynë, nr 1.”

Skuadrat që dëshirojnë shërbimet e tij duhet ta “flenë mendjen”.

“Jam i lumtur këtu, kam ardhur për të fituar dhe për të patur një rol thelbësor, sikurse ka ndodhur gjithmonë në karrierën time. Nuk mendoj të ndërroj skuadër sa herë hapet merkatoja. Nëse klubi dhe trajneri me thonë se duhet të largohem, ky është diskutim tjetër.”  

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...