Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Vidal “i shkel syrin” Interit: Te Barça nuk jam i lumtur, me Conten kam fituar shumë

Antonio Conte është ankuar për mungesë lojtarësh në organikë, veçanërisht në mesin e fushës dhe drejtuesit zikaltër janë gati t’ia mbushin boshllëqet gjatë merkatos së janarit, duke afruar futbollistë veçanërisht në repartin e mesfushës.

Një nga emrat që mund të përfundojë te ekipi milanez është edhe mesfushori kilen Arturo Vidal, që ka punuar me Conten edhe te Juventusi, duke fituar disa tituj kampionë dhe aktualisht është pjesë e Barcelonës.

Megjithatë në një intervistë për mediat, vetë Vidal i ka “shkelur syrin” Interit, pasi ka pranuar se nuk është i lumtur te Barcelona dhe se do të donte të punonte me Conten, që e ka ndihmuar shumë të përmirësohet në karrierë.

“Unë punoj shumë që të vazhdoj të qëndroj te Barcelona, por të them të drejtën nuk jam i kënaqur që rri thuajse gjithmonë në stol, sepse cilësitë e mia nuk i ka asnjë lojtar tjetër në skuadër. Me Conten kam punuar dhe ai më ka ndihmuar që të nxjerr më të mirën nga vetja e të rritem shumë si njeri e futbollist. Kemi fituar edhe shumë tituj bashkë, ndaj nuk mund të isha kundër një ribashkimi”, tha Vidal.

Mediat spanjolle raportuan ditë më parë për një takim mes njeriut të merkatos te Interi, Piero Ausilio dhe drejtuesve të Barcelonës, teksa emrat e diskutuar në tavolinë kanë qenë ata të mesfushorëve Arturo Vidal dhe kroati Ivan Rakitic, që gjithashtu nuk bën më pjesë në planet e katalanëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...