Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Vidal jashtë forme, e fejuara “i tregon” se si duhet të stërvitet (Foto)

Arturo Vidal po zhgënjen te Interi, pasi përveç gabimeve të kushtueshme në fushën e lojës, është parë dukshëm jo në formën e duhur fizike, çka ka ndikuar jo pak në cilësinë e lojës në fushë.

Edhe trajneri Antonio Conte, sponsori më i madh i afrimit të tij te Interi, pranoi në fund të ndeshjes me Crotonen se mesfushori kilen duhet të punojë shumë për të fituar gjendjen fizike që nevojitet për të përballuar kërkesat e tij në fushë.

Megjithatë shembulli më i mirë për Vidal duket se është e fejuara e tij, Sonia Isaza, e cila prej ditësh i është nënshtruar një regjimi të fortë stërvitjeje në palestër, teksa çdo ditë poston video nga ushtrimet e vështira që kryen.

Bukuroshja kolumbiane mund të shërbejë si një frymëzim i mirë për Vidal, me qëllim që ky i fundit t’i rikthehet stërvitjes intensive dhe të gjejë formën e duhur fizike.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...