Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vidal nuk ka dyshime për Barçën: Jam në klubin më të madh në botë

Arturo Vidal nisi këtë të hënë zyrtarisht aventurën e tij te Barcelona. Mesfushori kilian i cili iu bashkua Barcelonës për 18 milionë euro u shfaq shumë i karikuar për këtë eksperiencë të re.  Vidal fillimisht doli në ambientet e stadiumit Camp Nou me fanellën e tij të re, ndërsa më pas u prezantua përpara gazetarëve. 31-vjeçari u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë duke snobuar edhe interesimin e klubeve të tjera e sidomos atë të Interit që ishte shumë pranë marrëveshjes me ish futbollistin e Bayernit: “ Jam shumë i entuziasmuar, dua të fitoj gjithçka këtu. Më donin edhe skuadra të tjera por kur dëgjova për interesimin e Barcelonës nuk kisha dyshime, pasi jam bërë pjesë e klubit më të madh në botë”, deklaroi Vidal

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...