Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vidal nxjerr jashtë loje danezin, Interi pret ofertën e duhur

Vidal është zyrtarisht futbollist i Interit, por pyetja që bëhet në këto momente është: çfarë do të bëhet me Christian Eriksenin? Një pyetje e qartë, por që nuk mund të ketë një përgjigje. Që danezi nuk është lojtari ideal për Conten, është vërtetuar me kohë. As nuk mund të mohohet fakti që janarin e kaluar ai mbërriti te ziklatrit për rolin që ishte prenotuar fillimisht për kilianin. Barcelona, ​​në fakt, po kërkonte pak a shumë 20 milionë euro, aq sa Tottenhami për Eriksenin.

Interi preferoi të investonte në një lojtar me një profil shumë të lartë, si kiliani, por që ishte 5 vjet më i ri. Ishte një zgjedhje e vështirë për të kontestuar, por faktet tregojnë se Erikseni nuk u bë kurrë protagonist nën urdhrat e Contes. Nëse trajneri puljez nuk i ka besuar fanellën e titullarit (rolin e protagonistit) ende pa mbërritur Vidali, çfarë mundësish do të ketë danezi për të zënë një vend në formacion tani që “luftëtari” është në Milano? Mundësi minimale.

Nëse vjen një ofertë e përshtatshme, drejtuesit e Interit nuk do të hezitojnë, do ta shesin danezin. Problemi është se, deri më tani, nuk ka mbërritur dhe nuk ka as shenja serioze që mund mbërrijë oferta e duhur për 28-vjeçarin.

Ndoshta diçka do të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos. Për shembull, disa klube papritmas mund të gjenden në emergencë dhe, në atë moment, Eriksen do të ishte me të vërtetë një mundësi. Sidoqoftë, me kushtet e Interit. Kjo do të thotë një shitje përfundimtare, ose një huazim me detyrim blerjeje për një shumë totale që lejon një fitim kapital krahasuar me 27 milionë të investuar në janar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...