Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vidal prezantohet te Flamengo: Mund të shijoja pushimet, por unë dua të fitoj!

Arturo Vidal është prezantuar te FLamengo teksa në konferencë theksoi se objektivi i tij është të fitoj Kupën Libertadores me klubin brazilian. Mesfushori që në karrierën e tij përveç Inter ka luajtur edhe Juventus, Bayern Munich apo Barcelona, theksoi se në momentin që do të zbresë në fushë me fanellën e Flamengos do të ndihet si personi më i lumtur në botë.

“Jam shumë i lumtur që gjendem te Flamengo, është një ëndërr e bërë realitet. Unë do të jem njeriu më i lumtur kur të zbres në fushë me fanellën e Flamengos. Jam këtu për të fituar tituj, përndryshe mund të qëndroja në Kili dhe të shijoja pushimet. Kam dashur gjithnjë të luaj për Flamengon dhe këtë dëshirë ja kam shprehur edhe Rafinhas kur ishim te Bayern.

Objektivi im është të ndihmoj skuadrën të fitoj Kupën Libertadores, Flamengo duhet të synoj për të fituar gjithçka. Unë kam fituar shumë trofe, por Kupa Libertadores është një nga arritjet më të mëdha për një lojtar amerikano-latin”, u shpreh Vidal.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...