Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vidal te Flamengo, shpërthen ish-i i “Seleçaos”: Ka ardhur për të shijuar plazhin

Zyrtarizimi i mesfushorit kilian Arturo Vidal si futbollist i  Flamengos nuk i ka pëlqyer aspak Cicinhos, ish-anësorit brazilian me të kaluar në Itali te Roma dhe në Spanjë te Reali. Në një intervistë për podkastin “Reis da Resenha”, ish-lojtari kritikoi ashpër afrimin e Vidalit: “Ai erdhi te Flamengo për të shijuar pensionin”.

Pasi zbarkoi në Rio de Zhaneiro si lojtar i lirë (u largua nga Interi), Vidal ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me vlerë rreth 3.5 milionë euro.

“Vidal ishte një lojtar i madh, por te Flamengo ai nuk do të mund të bëjë asgjë. Ai është në fund të karrierës së tij dhe ka ardhur për të shijuar pensionin dhe plazhin në Brazil. Ai postoi një video duke kërcyer … Është folur kaq shumë për Vidal, se e kërkonin shumë klube, por atëherë pse nuk shkoi diku tjetër? Pse zgjodhi Flamengon? Për dashuri? Po tallemi? Nëse ishte kështu, ai do të zgjidhte Kilin”.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...