Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ 1000 ndeshje zyrtare, nderohet portieri legjendar

Pepe Reina është një nga portierët më të mirë të dy dekadave të fundit. “Gardiani” spanjoll ka fituar trofe me Liverpoolin, Bayern Munchen dhe Napolin. Ndërkohë që verën e vitit të kaluar u rikthye te Villareali. Pas plot 17 vitesh.

40-vjeçari, i cili ka fituar Kupën e Botës dhe Europianin (2x) me Spanjën, nuk ka ndërmend të ndalet. “Veterani” dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm.

Përpara fillimit të Villareal-Cadiz, që po transmetohet në SuperSport 5, Reina u vlerësua për faktin që sot luan ndeshjen zyrtare numër 1000!

Lexo edhe:

Një pankartë e madhe u shpalos nga ultrasit e Villarealit për nder të tij, ndërkohë që portieri i njohur përjetoi emocione të forta me familjarët.

Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, por Reina e ka shprehur publikisht dëshirën për të vijuar edhe për një tjetër sezon në “Madrigal”.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...