Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot

Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-n radhazi (33 në total) dhe më emocionuesin e viteve të fundit. Bavarezët triumfuan 1-2 në “frymën e fundit” në Koln, ndërkohë që Dortmundi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Mainzit në “Signal Iduna Park”.

 

Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve të Bayernit.

 

Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.

 

“Vetëvrasje” e Dortmundit në shtëpi! Në javën e fundit! Përballë Mainzit pa asnjë objektiv, që zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u hoqi titullin nga duart verdhezinjve.

 

Lexo edhe:

Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiwo gëzuan tifozët e Mainzit dhe Bayernit me golat e tyre. Në mes një penallti e humbur nga Sebastian Haller.

 

Raphael Guerrero rihapi takimin, Niklas Sule barazoi në sekondat e fundit, por vetëm kaq. Lot dhe zhgënjim në “Iduna Park” dhe festë bavareze në “RheinEnergieStadion”.

Java e fundit e Bundesligas ishte dramatike dhe e çmendur. Djemtë e Tuchel e fituan falë golavarazhit më të mirë se Dortmundi (+54 / +39). Tifozët e Bayernit do e mbajnë mend gjatë, ndërkohë që ata verdhezi do e kenë tepër të vështirë ta harrojnë…

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...