Chelsea bind në derbin e Londrës ndaj Fulham dhe rikthehet te fitorja në kampionat pas tre javëve.
“Blutë” e Londrës diktuan ritmin e sfidë, ndërsa protagonist i padiskutuar për skuadrën e Pochettinos ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja, që e nisi këtë takim në rolin e titullarit.
Lexoni edhe:
- Nga golat e Uzunit dhe Laçit te asisti i Roshit, forma e kuqezinjve gëzon Sylvinhon para Çekisë
- “Kam pirë ujë të bekuar”, Mourinho: Me Romën kam fituar një trofe e gjysmë
- Legjenda e Realit refuzon Schalken, ëndërron të zëvendësojë Ancelottin
- Sulmuesi anglez flet për ndikimin e Messit: Surreale të luaja kundër tij në finale, ishte çmenduri!
Broja u shfaq i rrezikshëm që në minutat e para të takimit, ndërsa vazhdimisht mbante nën presion mbrojtësit e Fulhamit.
Chelsea zhbllokoi sfidën në minutën e 18’ me Mudryk që gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare.
Vetëm një minutën më pas, më saktësisht në minutën e 19’ Armando Broja kaloi mbrojtësit e Fulham dhe realizoi golin e tij të parë pas rikthimit nga dëmtimi.
Në fraksionin e dytë sulmuesi “kuqezi” pati të tjera raste për të shënuar, megjithatë rezultati në fund nuk ndryshoi.
Broja u largua nga fusha e lojës në minutën e 64’, pasi u duk se ndjeu një shqetësim të lehtë, me sulmuesin që u duartrokit nga tifozët e Chelsea-t në momentin e zëvendësimit nga Sterling.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, me Fulham që renditet në vend të 13-të me tetë pikë, teksa Chelsea renditet në vend të 11-të me tetë pikë.
Fulham-Chelsea (0-2)
Java e shtatë, Premier League
64′-Armando Broja pëson një dëmtim në dukje të lehtë, por del nga fusha e lojës, duke u zëvendësuar nga Sterling dhe duartrokitet nga tifozët e Chelsea-t.
48′- Broja jep shkëndija në nisje të pjesës së dytë, provon të shënojë me kokë.
Mbyllet pjesa e parë e Fulham-Chelsea, Broja jep maksimumin në këtë 45-minutësh.
46′-Chelsea hidhet në sulm, Broja kthen bukur topin, por ndërhyjnë lojtarët e Fulham.
19′-Goooool! Armando Broja kalon mbrojtjen e Fulham dhe gjen golin e parë të sezonit me Chelsean.
18′-Goool! Mudryk gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Chelsean në avantazh.
02′-Shkëndija e parë nga Broja, sulmuesi shqiptar kishte rastin për të zhbllokuar sfidën, por e dërgoi topin mbi portë.
Formacionet zyrtare Fulham-Chelsea:
