Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ 20 mijë tifozë emocionojnë Suarez, kërkojnë rikthimin tek ekipi i zemrës

Luis Suarez vazhdon të jetë pa ekip pas përfundimit të kontratës me spanjollët e Atletico Madrid. Sulmuesi uruguaian nuk po nxitohet për të vendosur për të ardhmen.

Dëshira e “El Pistolero” është të mos largohet nga futbolli europian. Disa klube italiane kanë shfaqur interesim për 35-vjeçarin, emri i të cilit po përflitet edhe si zëvendësuesi i Haller te Borussia Dortmund.

River Plate tentoi ta merrte në Argjentinë, ndërkohë që ka interesim konkret edhe nga Nacional, ekipi ku Suarez nisi karrierën dhe u aktivizua përpara se të transferohej në Europë.

48 herë kampionët e Uruguait po tentojnë ta rikthejnë goleadorin e njohur në shtëpi. Ditët e fundit presidenti i klubit, Jose Fuentes, u ka kërkuar tifozëve ndihmë për të bindur lojtarin të rikthehet te Nacionali.

Tifozët nuk kanë humbur kohë dhe në sfidën e fituar 5-0 ndaj Cerrito ata kanë kryer një akt dashurie ndaj lojtarit. 20 mijë tifozë u panë me maska të Suarez, teksa në një moment të caktuar u ngritën në këmbë duke kënduar kore për bomberin.

Ndërkohë, edhe futbollistët e Nacionalit festuan golat dhe fitoren me maskën e “El Pistolero”-s, duke iu bashkuar thirrjes së presidentit për të bërë diçka të bukur në lidhje me bindjen e Suarez për t’u rikthyer në shtëpi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...