Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me ‘manita’

VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'
VIDEO/ 2023-shi ngjyroset zikaltër, Interi fiton derbin me 'manita'

2023-shi është zikaltër. Interi fiton edhe derbin e pestë dhe të fundit për këtë vit ndaj Milanit, këtë herë me rezultatin bindës 5-1, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fillim sezoni.

Të dy skuadrat vinin në derbi me moralin e lartë, pas startit të kampionatit me nga tre fitore secila, megjithatë u deshën vetëm 5 minuta që derbi në niste ngjyrosjen zikaltër.

Një zbritje e shpejtë e Marcus Thuram në krahun e djathtë, pasim për Mkhitaryan dhe armeni dërgon topin në rrjetë, duke ndezur festën e “San Siro”-s së mbushur me rreth 70 mijë tifozë të Interit.

Milani provoi reagimin dhe Theo i shkoi pranë golit të barazimit, por pas një aksioni model, gjuajti lehtë dhe jashtë. Më pas vjen një tjetër zbritje e Interit, me Thuram që bën gjithçka mirë para se të lëshojë një të djathtë perfekte për të dërguar topin në trekëndëshin e Mike Maignan.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të zikaltërve, teksa 45-minutëshi i dyti nisi mes reshjeve të mëdha të shiut dhe dëshirës për reagim nga ana e Milanit, që në minutën e 58’ rihapi takimin me Leaon. Sulmuesi portugez u shërbye mirë nga Giroud dhe shfrytëzoi shpejtësinë për t’i shënuar yann Sommerit golin e parë sezonal.

Por entuziazmi i kuqezinjve shuhet shpejt, pasi në minutën e 69’ Interi bën një tjetër zbritje të shpejtë, me pak pasime dhe Mkhitaryan shënon golin e dytë personal e të tretin për Interin, i ndihmuar edhe nga devijimi i Loftus-Cheek.

Në të 79-ën, Theo Hernandez ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Lautaros, duke shkaktuar penallti, teksa nga pika e bardhë shkon Hakan Calhanoglu, që shënon golin e ish-it, por edhe të katërtin për zikatlrit.

Festa u kompletua në shtesë nga njeriu i momentit në Itali, Davide Frattesi, i cili pasi shënoi dy gola ndaj Ukrainës katër ditë më parë, kishte ruajtur edhe një në derbi, duke kompletuar fitoren bindëse 5-1.

Pas kësaj sfide, Interi ngjitet në krye i vetëm, me 12 pikë të plota, ndërsa Milani mbetet në vendin e dytë, me 9 pikë dhe me shumë punë për të bërë, në mënyrë që të lërë pas krahëve këtë disfatë.

 

Inter-Milan  5-1  (Mkhitaryan 5′, 69′, Thuram 38′, Calhanoglu (pen) 79′, Frattesi 92’/ Leao 58′)

92′ – Goool. Shënon edhe Frattesi, duke çuar rezultatin në 5-1…

82′ – Provon të gjejë golin edhe Asllani me një goditje nga brenda zonës, por topi shkon pak mbi kuadrat…

79′ – Goooool. Calhanoglu ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë dhe shënon golin e katërt…

78′ – Theo ndal me faull Lautaron dhe arbitri akordon penallti për Interin…

69′ – Goooool. Tjetër zbritje fantastike e Interit, me Mkhitaryan që shënon edhe golin e tretë për zikaltrit e të dytin personal…

66′ – Aksion i shpejtë i Interit, që kërcënon me Carlos Auguston, por grushton Maignan dhe shmang golin e tretë…

58′ – Goooool. Rafael Leao mposht Sommerin me një aksion perfekt të Milanit dhe rihap derbin.

47′ – Goditje dënimi mbi vijën e zonës për Milanin. Rast i mirë goli, por Giroud godet mbi traversë…

38′ – Goooool. Marcus Thuram shënon një gol spektakolar, duke dyfishuar avantazhin e Interit në derbi. Zbritje e shpejtë e zikaltërve, që konkretizohet me një gol spektakolar…

31′ – Aksion i rrezikshëm i Milanit me Theo Hernandez, që bën gjithçka mirë, por goditja shkon ngjitur me shtyllën. Shpëton mirë Interi…

30′ – Goditje dënimi për Milanin, që provon me një skemë, por Leao kapet në pozicion jashtë loje…

5′ – Gooooool. Mkhitaryan i jep avantazhin Interit në aksionin e parë të zikaltërve, pas një këmbënguljeje të Thuram në krah…

– Starton sfida, me Interin që luan topin e parë…

Formacionet zyrtare Inter-Milan:

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...