Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

VIDEO/ 22 penallti! Finale dramatike, Liverpool rekordmenët e EFL Cup! Kepa “tradhton” Chelsea

Liverpool është skuadra fituese e EFL Cup në sezonin 2021/2022. “The Reds” triumfuan nga pika e bardhë në finalen përballë Chelsea, ndërkohë që 120 minutat u mbyllën në barazim pa gola.

Ky është triumfi i nëntë në këtë kompeticion për Liverpoolin, që ndiqet nga Manchester City (8) dhe Aston Villa e Manchester United me nga pesë. Emocione, raste të shumta dhe tre gola të anuluar në “Wembley”!

Jurgen Klopp kundër Thomas Tuchel, me dy gjermanët që u futën në historinë e këtij turneu, pasi e sotmja ishte finalja e parë në EFL Cup ku trajnerët e dy skuadrave nuk janë britanikë.

Skuadra e Jurgen Klopp luajti më mirë, por u frenua nga Edouard Mendy, i cili ndodhej në formë të shkëlqyer, teksa edhe Chelsea iu afrua golit në disa momente.

Joel Matip (Liverpool) dhe Kai Havertz-Romelu Lukaku (Chelsea) ia dolën të shënojnë, por golat u anuluan për pozicione të parregullta. Thomas Tuchel vendosi të aktivizonte spanjollin Kepa Arrizabalaga në sekondat e fundit.

Trajneri gjerman nuk i besoi francezit Mendy te penalltitë, vendim që rezultoi i gabuar pasi pikërisht Kepa humbi penalltinë vendimtare, dhe Liverpool nisi festën pas suksesit 11-10.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...