Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

VIDEO/ 35 mijë tifozë në ekstazë, si u përjetua rikthimi i klubit siçilian në Serie B

Tifozët e Palermos kanë vuajtur shumë në vitet e fundit, por dielli po lind përsëri në Siçili. Skuadra është rikthyer në Serie B, pas falimentimit dhe tre viteve të kaluara mes amatorëve dhe Ligës Pro.

Palermo fitoi 1-0 me Padovën në një “Renzo Barbera” si në mbrëmjet e dikurshme, ku ishin të pranishëm 35 mijë tifozë të zjarrtë. Djemtë e Silvio Baldinit mposhtën për herë të dytë me të njëjtin rezultat ekipin e Padovës.

 

Golin e fitores e realizoi Matteo Brunori, i cili është në pronësi të Juventusit. 27-vjeçari u martua të premten, ndërkohë që të dielën festoi golin, fitoren dhe kalimin e Palermos një kategori më lart.

 

Në stolin e Palermos ishte edhe Masimiliano Doda, anësori i djathtë 21-vjeçar, pjesë e Shqipërisë U21. Ndeshja u karakterizua nga një atmosferë e shkëlqyer.

 

Tifozët mbështetën fuqimisht ekipin e zemrës dhe në fund festuan gjatë me heronjtë e tyre.

Një sukses edhe për shoqërinë “City Football Group”, që zotëron disa klube futbolli, mes të cilëve edhe Manchester City.

 

10 milionë euro shpenzoi “City Football Group” për të blerë 80% të aksioneve të Palermos në muajin prill.

Objektivi i radhës është rikthimi në elitën e futbollit italian. Palermo nuk luan në Serie A prej sezonit 2016-2017.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...