Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ 60 minuta me 10 lojtarë, Barcelona heroike përmbys Osasunën, shkon +5 nga Reali

Fitore e madhe e Barcelonës në Pamplona kundër Osasunës. “Blaugranat”, edhe pse e nisë keë ndeshjen, duke pësuar gol dhe mbetur me 10 lojtarë më pas (Leëadoëski mori dy kartonë të verdhë), ia dolën të përmbysnin shifrat dhe të fitonin në fund 2-1 një takim që thuajse e kishin humbur. Pedri dhe “perla” e Raphinase bënë të pavlefshëm golin e Garcias.

Zhbllokohet shumë shpejt sfida e Pamplonas mes Osasunës dhe Barcelonës për javën e 14-të të La Ligas. Pa u mbushur gjashtë minuta lojës, vendësit morën epërsinë me golin e Garcias në zhvillimet e një goditjeje këndi. Të kota pretendimet e “blaugranave” për parregullsi më momentin e shënimit, e ligjshme festa e vendësve.

Çfarë gabimi nga Robert Lewandowski po u mbushur gjysmë ore lojë. Sulmuesi polak, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë më herët, bën një ndërhyrje të panevojshme ndaj mbrojtësit, veprim që nuk falet nga Gil Manzano, që i nxjerr të dytin të verdhë e rrjedhimisht kartonin e kuq.

Nis me gol pjesa e dyta në Pamplona. Një top rrafsh me topin i hedhur nga Jordi Alba në zonë, pasi kthehet nga mbrojtja bëhet asist për Pedrin, që në atë pozicion të volitshëm nuk mund të gabonte, 1-1.

Goli i barazimit ktheu qetësinë te Barça, që në fundin e sfidës dhuroi spektakël me një kombinim perfekt mes De Jong dhe Raphinas, me sulmuesin brazilian që shënoi një nga golat më të bukur në karrierë. Barcelona e kontrolloi me zgjuarsi lojën në minutat e fundit dhe në shtesë, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme që e shkëput me 5 pikë nga Reali ndjekës, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...