Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ 7 gola në duelin e Bundesligës, shënon edhe mesfushori shqiptar

7 gola në Heidenheim-Augsburg. Dueli i kampionatit gjerman ishte plotësisht i çmendur! Vendasit e panë veten në avantazh të dyfishtë në 18 minutat e para (Tim Kleindienst, Jan-Niklas Beste).

Por, Augsburgu nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka duke shënuar 5 gola dhe duke siguruar një fitore tepër të rëndësishme për ecurinë.

Lexoni edhe:

Phillip Tietz, Mads Pedersen dhe Ermedin Demirovic realizuan brenda 13 minutave për miqtë, me skuadrën bavareze që përmbysi rezultatin që në pjesën e parë.

Augsburgu shënoi edhe dy herë të tjera në 45 minutat e dyta. Felix Uduokhai e çoi rezultatin në 2-4, teksa pati festë edhe për Elvis Rexhbecajn.

HEIDENHEIM-AUGSBURG

Mesfushori me origjinë shqiptare, ekzekutoi saktë një penallti dy minuta përpara fundit dhe vulosi suksesin me “manita” për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i dytë sezonal në kampionatin gjerman për 25-vjeçarin Rexhbecaj.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...