Featured

VIDEO/ 70 metra sprint, Theo Hernandez shënon golin e jetës! Milani afër titullit

Milani gjen edhe golin e dytë ndaj Atalantës. Pasi zhbllokuan sfidën me anë të Rafael Leaos (56’), kuqezinjtë dyfishuan rezultatin 15 minuta përpara fundit falë një goli që rrallë e shohim.

Krunic kreu një spërkatë të saktë, rikuperoi topin dhe ia pasoi Theo Hernandez, i cili u nis nga gjysmëfusha e Milanit dhe finalizoi një inkursion fantastik, duke realizuar golin më të bukur në karrierë.

Ekipit të Stefano Piolit i mjafton një pikë në sfidën e fundit ndaj Sassuolos për të fituar titullin e 19-të në histori, gjithmonë nëse Interi bën detyrën dhe mposht Cagliarin, përndryshe festa nis sonte.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency