Gjermania fitoi 4-2 përballë Kosta Rikës në një sfidë plot emocione, por humbja e Spanjës 1-2 ndaj Japonisë solli eliminimin e katër herë kampionëve të botës! Japonia përmbysi rezultatin në minutat e para të pjesës së dytë dhe ia doli ta ruante avantazhin deri në fund përballë një Spanje pa motiv.
Kombëtarja aziatike e mbylli grupin E në vend të parë me 6 pikë dhe në raundin e 1/8-ve do të përballet me Kroacinë. Spanja u kualifikua si vend i dytë me 4 pikë, duke u renditur sipër Gjermanisë falë golavarazhit më të mirë.
Djemtë e Luis Enriques do të sfidojnë Marokun, vendin e parë të grupit F, për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi E
KOSTA RIKA-GJERMANI 2-4 (Tejeda 59′, Vargas 70’/ Gnabry 10′, Havertz 73′, Havertz 85′, Fullkrug 89′)
Kronika e ndeshjes:
89′ Gooooooooooooool! Gjermania realizon golin e katërt me anë të Niclas Fullkrug.
85′ Gooooooooool! Goli i dytë i Kai Havertz, Gjermania në avantazh!
76′ Gjermania pranë avantazhit, por Niclas Fullkrug dështon përballë super Keylor Navas.
73′ Goooooooool! Barazon Gjermania shumë shpejt me anë të Kai Havertz.
70′ Gooooool! Kosta Rika në avantazh! Gafë e Manuel Neuer, Juan Pablo Vargas ndez festën e tifozëve të Kosta Rikës.
67′ Shtylla e tretë në pak minuta për Gjermaninë!!!! Sërish i pafat Jamal Musiala.
63′ Tjetër shtyllë e Gjermanisë, i pafat Toni Rudiger.
61′ Gjermania pranë rikthimit në avantazh, Jamal Musiala ndalet nga shtylla.
59′ Goooooooool! Barazon Kosta Rika me anë të Yeltsin Tejeda.
45′ Provon edhe Leroy Sane për skuadrën e Hansi Flick, “predha” e sulmuesit përfundon jashtë.
42′ Gafë e mbrojtjes gjermane, Keysher Fuller Spence del i lirë përballë Manuel Neuer, grushton portieri i Gjermanisë.
40′ Gjermania vazhdon të kërkojë golin e dytë, por kthesa e Gnabry përfundon ngjitur me shtyllën.
36′ Mundësi e mirë për Jamal Musialën, talenti bavarez “vallëzon” mes mbrojtjes kundërshtare, nuk vjen goli i dytë për “Pancerat”.
10′ Gooooooooool! Gjermania në avantazh. Krosim i David Raum nga e majta, finalizim me kokë i Serge Gnabry.
FORMACIONET ZYRTARE
Ndërkohë në sfidën tjetër, Luis Enrique ka bërë disa ndryshime, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Alvaro Moratën, i cili shënoi ndaj Gjermanisë dhe ulur në stol Ferran Torres, pavarësisht relatave speciale që ka me të.
Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi E
JAPONI-SPANJË 2-1 (Doan 48′, Tanaka 51′ / Morata 12′)
Kronika e ndeshjes:
51′ Goooooooooool! Japonia përmbys rezultatin me anë të Ao Tanaka.
48′ Goooooooooooool! Japonia barazon rezultatin falë një goli të bukur të Doan, sulmuesit të Freiburgut.
34′ Unai Simon e tepron me mbajtjen e topit dhe rrezikon autogolin.
12′ Goooooooool! Alvaro Morata kalon Spanjën në avantazh.
FORMACIONET ZYRTARE
