Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ 90 vite Shqipëria në FIFA, Infantino: I treguat botës se futbollit ndikon pozitivisht në shoqëri, ju uroj fat për finalen e Conference League

Shqipëria feston sot 90-vjetorin e anëtarësimit në FIFA dhe në këtë ditë të veçantë kreu i qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino ka uruar në një formë shumë të veçantë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe çdo qytetar shqiptar.

Përmes një video-mesazhi, të bërë publike nga FSHF-ja në rrjetet sociale, Infantino rikujton momentin historik të Euro 2016-ës.

“I dashur President Duka! Të dashur miq dhe kolegë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA! Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 Federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të dalluar bashkëpunimi, zhvillimi të futbollit, progresit dhe suksesit në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve. Sa i takon futbollit të meshkujve nuk mund ta harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i solli aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm përgjatë viteve të fundit.”-tha Presidenti i FIFA-s.

Më tej ai u shpreh krenar për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe uroj fat për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Jam krenar të punoj me ju, teksa vazhdoni të na siguroni se fuqia e futbollit përdoret për të ndikuar pozitivisht në shoqërinë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ne kemi besim te Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe në Tiranë dhe uroj të shihemi bashkë shumë shpejt.” -deklaroi Gianni Infantino.

Fjala e Gianni Infantinos:

I dashur President Duka!

Të dashur miq dhe kolegë në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA! Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 Federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të dalluar bashkëpunimi, zhvillimit të futbollit, progresit dhe suksesi në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve.

Sa i takon futbollit të meshkujve, nuk mund ta harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i solli aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm përgjatë viteve të fundit.

Sa i takon futbollit të femrave, progresi dhe angazhimi i vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të femrave në të gjithë vendin gjatë viteve të fundit ka qenë shumë inkurajues dhe premton një të ardhme të shkëlqyer.

Të gjithë ju e dini mirë rëndësinë që ka puna serioze, pasioni e përkushtimi, duke i dhënë çdo talenti shansin në të gjitha nivelet më të larta. Dhe sukseset e fundit janë një provë e qartë e kësaj.
Jashtë fushës, vendi juaj ka qenë gjithashtu një shembull i solidaritetit në kohët më sfiduese. Në 2021-shin, vitin e kaluar, ju hapët dyert për anëtarët e komunitetit afgan të futbollit të femrave, në një kohë kur qëndrimi në vendin e tyre të lindjes u bë shumë i rrezikshëm, dhe unë falënderoj vendin tuaj për këtë gjest dashamirësie të jashtëzakonshëm.

Jam krenar të punoj me ju, teksa vazhdoni të na siguroni se fuqia e futbollit përdoret për të ndikuar pozitivisht shoqërinë në Shqipëri dhe në të gjithë botën.

Pra, urime edhe një herë tjetër për gjithçka që ju po bëni për futbollin dhe për arritjen e këtij 90-vjetori historik si anëtar të FIFA-s. Ne kemi besim te Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe të Tiranës dhe uroj të shihemi bashkë së shpejti. Mirupafshim!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...