Ylber Ramadani vazhdon të dhurojë performanca pozitive tek ekipi i Aberdeenit. Mesfushori i kombëtares shqiptare u transferua gjatë merkatos së verës në Skoci.
26-vjeçari dardan, autor i 24 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren shqiptare, dhuroi një asist të bukur në fitoren 3-1 që arriti Aberdeen përballë Motherwell.
🙌 The chaps combine.
🔥 Great work from Rama, finished off by Bojan. COYR! pic.twitter.com/XBzxOdkYwF
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) February 5, 2023
Ishte minuta e 64’ kur Ramadani rikuperoi bukur një top dhe e pasoi atë drejt Bojan Miovskit, i cili shënoi duke dërguar rezultatin 2-0.
Ky ishte asisti i dytë sezonal në kampionatin skocez për mesfushorin shqiptar. Ndërkohë, Aberdeen i dha fund ecurisë prej tri humbjeve radhazi.
👏 Thank you for your support today.
👊 Enjoy your Saturday night. COYR!#StandFree | #cinchPrem pic.twitter.com/0exAezooNn
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) February 4, 2023
