Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Adeyemi “show”, dy gola për katër minuta nga Dortmundi

Borussia Dortmund ndodhet në formë fantastike. Verdhezinjtë numërojnë vetëm fitore në vitin 2023. Skuadra e Terziç po përballet në “Signal Iduna Park” përballë Hertha Berlin, takim që po transmetohet në SuperSport 3.

Karim Adeyemi zhbllokoi takimin në minutën e 27’. 21-vjeçari mori një asist nga kapiteni Marco Reus dhe me finte dërgoi topin në rrjetë. Adeyemi nuk u ndal dhe katër minuta më vonë ishte sërish protagonist.

 

Adeyemi u nis nga krahu i majtë dhe dhuroi një asist për Donyell Malen. Holandezi nuk e pati të vështirë të shënonte, duke realizuar golin e qetësisë për Dortmundit.

Me fitoren e sotme, Dortmundi ngjitet në krye të renditjes së Bundesligës bashkë me Bayern Munchen dhe Union Berlin me nga 43 pikë.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...