Serie A

VIDEO/ Adrenalina e Zlatanit, thyen xhamin e autobusit para tifozëve të “Djallit”

Zlatan Ibrahimovic “zjarr” me tifozët e Milanit për suksesin e mundshëm në Serinë A. Në momentin kur autobusi i “Djallit” mbërriti në “San Siro” për ndeshjen me Atalantën (e fituar 2-0 nga kuqezinjtë), një turmë e entuziazmuar e priti para stadiumit, duke u dhënë kurajë futbollistëve për sforcot e fundit që duhet të bëjnë për të fituar titullin.

Ibra ishte në stol në këtë ndeshje dhe nuk dha kontribut në fushë, por impakti i tij te Milani kuptohet më qartë nga pamjet e kësaj videoje. Gjiganti suedez, për të motivuar edhe më shumë tifozët dhe shokët e skuadrës, nisi të godiste xhamin e përparmë të autobusit, ndoshta pak më shumë se ç’mund ta përballonte. Rezultati: krisje e xhamit.  Një dëm kolateral i papërfillshëm para pritshmërive të tifozëve kuqezi, që mezi po presin të festojnë titullin e Serisë A pas 11 viteve “thatësire”.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency