Tragjedi në Brazil gjatë një gare në kampionatin kombëtar Moto 1000 GP në cirkuitin Zilmar Beux, në Cascavel, një qytet në shtetin e Paranas.
Dy pilotë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë garës. Pothuajse në fund të xhiros së parë, motori i 42-vjeçarit André Verissimo Cardoso rrëshqiti dhe përfundoi në asfalt.
Piloti u ngrit në këmbë, por u godit me forcë të plotë nga një tjetër motor që mbërriti në atë moment, i drejtuar nga 38-vjeçari Erico Verissimo da Rocha.
Lexoni edhe:
- Gega përmbyll me sukses Botërorin e Atletikës, në finale regjistroi kohën më të mirë të sezonit
- “Fitorja më e bukur e karrierës”, Klopp: Përmbysja ndaj Newcastle më e mirë se ajo ndaj Barcelonës
- Balliu sfidon Atleticon: Kam duel direkt me Carrasco, me kombëtaren synoj Europianin
- Alarm në Madrid, dëmtimi i Vinicius më i rëndë nga sa parashikohej
Pavarësisht se ndihma ishte e shpejtë, gjendja e tyre ishte shumë e rëndë dhe të dy vdiqën pasi mbërritën në spital. Pas aksidentit gara u ndërpre, më pas organizatorët vendosën ta anulojnë në shenjë zie.
