Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO: Anglia ngec ndaj SHBA-së, në Grupin B të gjitha në lojë për kualifikimin

Anglia barazoi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e dytë të sfidave në grup dhe shtyn për ndeshjen e fundit sigurimin e kualifikimit. “Tre Luanëve” tashmë do t’u duhet thjesht të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta ftojnë ndeshjen e fundit.

Sa i përket ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, rastet më të pastra u shënuan gjatë pjesës së parë, me amerikanët më pranë golit. Harry Kane në fillim të këtij fraksioni dhe Maunt në shtesë iu afruan golit për Anglinë, ndërsa amerikanët patën të rast të pastër me McKennien, kurse Pulisic u ndal nga traversa.

Vlen të përmendet edhe rasti i Harry Kane në shtesë, që ishte i fundit në këtë sfidë.

Renditja e Grupit B

Angli – SHBA 0-0

90+4′ – Rasti i fundit për Anglinë nga Harry Kane, që godet jashtë me kokë.

33′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Anglisë, Pulisic ndalet nga traversa.

26′ – Duhet të vinte minuta e 26-të që SHBA-ja të rrezikonte me McKennie-n portën e mbrojtur nga Pickford.

10′ – Shkëndijën e parë serioze e dha Anglia në minutën e 10-të, por Kane bllokohet nga mbrojtësi kundërshtar në momentin e fundit.

 

Anglia e nisi shkëlqyeshëm Kupën e Botës, duke mposhtur Iranin 6-2. Ishte rezultati më i mire i arritur nga “Tre Luanët” në ndeshjen e parë në një Kupë Bote, dhe fitorja e dytë më e thellë të gjitha kohërave në Botëror. Në këtë raund të dytë të ndeshjeve në grupe, Anglia përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që barazoi 1-1 me Uellsin.

Takimi tjetër i vetëm i këtyre të përfaqësueseve në Kupën e Botës është luajtur në vitin 1950, me një sukses 1-0 për SHBA-në në atë kohë, duke mbetur hera e fundit që amerikanët e kanë mbajtën rrjetën të paprekur në Botëror.

Kjo fitore e vitit 1950 konsiderohet si një nga rezultatet më të papritura në historinë e Kupës së Botës, diçka që amerikanët do të përpiqen ta përsërisin në Katar për të mbajtur gjallë shanset për të kaluar grupin.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...