Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Anulohen fluturimet, tifozët e Liverpool shkojnë në Francë me gomone

Të ndjekësh skuadrën e zemrës në ndeshje të mëdha ndonjëherë është gjëja më e rëndësishme për disa persona dhe këtë e kanë vërtetuar më mirë se kushdo tjetër disa tifozë të Liverpool.

“The Reds” do të ndeshet sonte në orën 21:00 me Real Madridin në finalen e Champions League në Stade de France.

Disa tifozë kanë udhëtuar me gomone në drejtim të Francës, pasi fluturimi i tyre ishte anuluar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ata dëgjohen duke thënë: “Nuk do ecësh kurrë vetëm.”

Me këtë veprim tifozët e “The Reds” e treguan edhe me veprime se “nuk do ecësh kurrë vetëm”, nënkupton se ata do të jenë gjithmonë pranë skuadrës së Liverpool, pavarësisht vështirësive që hasin.

Në pamundësi për të udhëtuar drejt Francës në komfortin e avionit, tifozët gjetën një mënyrë alternative, me mediet britanike që raportojnë se njëri prej tyre telefonoi një mik, i cili më pas u organizoi udhëtimin për në Francë me gomone.

Na vinte keq për djemtë dhe duhej të bënim diçka, në udhëtim pamë disa delfinë. Kishte disa fytyra të shqetësuara, por unë u besoja.”-tha një tifoz për “Liverpool Echo”.

Një histori që duket e pabesueshme, por që ka pasur fund të lumtur, të paktën sa i përket udhëtimit, pasi ende do duhet të presim nëse skuadra e tyre e zemrës do të fitojë në finalen e Champions League ndaj Real Madrid.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...