Tifozët e Flamurtarit nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen shtëpiake me Dinamon, që e zbriti skuadrën kuqezi në vendin e tretë në Kategorinë e Parë.
Ka pasur kontestime të forta ndaj gjyqtarëve për shkak të vendimeve të marra në fushë, me tifozët që kanë hedhur sende të forta në fushë, por nuk janë mjaftuar me kaq.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Në përfundim të ndeshjes ata janë grumbulluar para hyrjes së stadiumit, duke lëshuar ofendime ndaj atij që ishte caktuar për të vënë drejtësi në fushë.
Është dashur ndërhyrja e policisë, e vendosur në mbrojtje të zyrtarëve të ndeshjes, për të mos pasur incidente të rënda.
Kujtojmë që Dinamo e fitoi ndeshjen me një penallti të akorduar pak para fundit të sfidës ndërsa trajneri brazilian i Flamurtarit, Troisi, u ndëshkuar me karton të kuq bashkë me drejtuesin e Dinamos, Barushi.
