Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ “Arbitrat s’kanë qenë korrektë me Vllazninë”, Mema e thotë troç në “Gol pas Goli”

Në Shkodër nuk i kursejnë kurrë kritikat kur ekipi i zemrës nuk bën mirë në fushën e blertë, por opinioni sportiv është i bindur që gjykimi ka penalizuar disa herë Vllazninë në këtë sezon. Rasti i fundit u regjistrua në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ante Aralica ndëshkoi Partizanin në minutat shtesë, por kryesori Shahini vendosi të anulonte golin e kroatit pasi pa gjithçka në VAR.

Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë një ankesë zyrtare në FSHF, ku kanë dërguar një notë proteste në të cilën evidentojnë rastet flagrante ku arbitrat kanë gabuar në dëm të Vllaznisë, pavarësisht se kanë pasur në dispozicion edhe sistemin VAR. Tetë janë rastet ku shkodranët pretendojnë për padrejtësi, teksa Sulejman Mema deklaroi në “Gol pas Goli” në Supersport se kuqeblutë janë dëmtuar nga gabimet arbitrare.

Kjo renditje që kemi sot, a është në masën më të madhe e merituar apo Vllaznia do kishte diçka më shumë?  Jo, mendoj që Vllaznia do kishte pak më shumë nga penalitetet që i kanë bërë arbitrat. Unë mendoj se arbitrat nuk kanë qenë korrekt me Vllazninë. Janë 2-3 momente, edhe nga arbitrat më të mirë, sidomos ky i fundit në Kupë.Edhe në ndeshje të tjera kam parë që vendimet nuk kanë qenë në favor të Vllaznisë. Nuk po i numëroj rastet… “, deklaroi Mema në emision.

Ndërkohë, gazetari Ylli Aga u shpreh: “Përtej të gjithë emocioneve të garës, është e vështirë për ta thënë në këtë moment, por jemi duke përjetuar kampionatin me më shumë drejtësi pas viteve 90’. Në peshore, në pluset dhe minuset, sigurisht që ndonjë ekip është penalizuar. Vllaznia është një ndër to”, theksoi gazetari i Supersport.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...