Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Arbitri i Katar 2022 bën “nxehjen”, jep 11 kartonë të kuq në Boca Juniors-Racing

Arbitri Facunda Tello dha 11 kartonë të kuq pas një përleshjeje që plasi gjatë humbjes 2-1 të Boca Junior në Trophy of Champions nga Racing.

Pas minutës së 90 të dyja skuadrat mbetën me dhjetë lojtarë pas sherrit të nisur mes Sebastian Villa të Boca-s dhe Johan Carbonero të Racing, ndërsa ndeshja ishte në barazim 1-1.

Të parët që morën karton të kuq ishin dy autorët që nisën sherrin, të cilët lanë fushën e lojës në minutën e 90+5’.

Ndërsa deri në minutën e 120+10’ u morën pjesa tjetër e kartonëve. Golin e fitores për “miqtë” e realizoi Alcaraz në minutën e 118’, ndërsa vetëm 6 minuta më pas la fushën e lojës pasi u ndëshkua me të kuq.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...