Futboll

VIDEO/ Argjentina argëtohet para Botërorit, 5 gola në miqësoren e Abu Dhabit

Argjentina është gati për Kupën e Botës në Katar teksa edhe në testin e fundit miqësor, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni shkëlqyen pasi mposhtën me shifrat 0-5, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi nuk pati histori dhe “Albicelestet” dominuan ndërsa në formë të shkëlqyer u shfaq Angel Di Maria.

Lojtari i Juventus në Serie A shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të “mbrojtur” yjet dhe trajneri Scaloni bëri zëvendësime të shumta ndërsa në minutën e 60-të Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur triumfin 0-5.

Tashmë, vëmendja e Argjentinës spostohet te Kupa e Botës në Katar teksa Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.

Kujtojmë se pas kësaj fitoreje, Argjentina e zgjat në 36 ndeshje ecurinë e saj pa humbje, ndërsa është tashmë vetëm dy ndeshje larg rekordit të Italisë që stopoi në 38 ndeshje pa pësuar disfatë.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency