Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

VIDEO/ Argjentina mposht Kanadanë dhe kalon në finalen e Copa Americas

Argjentina është finalistja e parë e Copa Americas. Lionel Messi me shokë ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinale dhe të bëhen finalistët e parë të 15 korrikut, aty ku do të përballen me fituesen e çiftit Uruguai-Kolumbi.

 

I rikthyer në formacion nga minuta e parë, ishte Julian Alvarez ai që i dha avantazhin Argjentinës në minutën e 22-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë la gjurmën e tij edhe Lionel Messi, i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin.

Nga ana tjetër Kanadaja u përpoq të luajë si e barabartë dhe ia doli deri diku, por çaloi në finalizim, duke mos ia dalë të bëjë një tjetër surprizë e të shkojë në finalen e madhe.

Lexo edhe:

Në orët e para të mëngjesit të të enjtes, Uruguai dhe Kolumbia do të përballen në gjysmëfinalen e radhës për të përcaktuar edhe skuadrën që do të diskutojë trofeun me Argjentinën më 15 korrik në “Miami Garden”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...