Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Arlind Ajeti në versionin “bomber”, mahnit me golin e pabesueshëm

Arlind Ajeti tani në rolin e “bomberit”. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e CFR Cluj në elitën e futbollit rumun, realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Farul Costanta, e mbyllur në barazim 1-1.

Në minutën e 82-të, në zhvillimet e një këndoreje, Ajeti koordinohet në mënyrë perfekte dhe me një kthesë të befasishme e dërgon topin atje ku portieri e kishte të pamundur të arrinte (as që lëvizi nga vendi).

Lexo edhe:

Një gol i pabesueshëm nga 30-vjeçari, që në këtë rast u shfaq në rolin e një goleadori të madh.

Për Arlind Ajetin ky ishte goli i tretë në kampionatin elitar rumun, pasi më parë ka shënuar në barazimin 3-3 me Politehnica Iași dhe në humbjen 3-4 Universitatea Cluj.

Ajeti me paraqitjet që po zhvillon mbetet në vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, i cili e aktivizoi titullar në fitoren 3-0 me Çekinë në një moment delikat, kur mungonte Ismajli.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...