Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ “Armata e Veriut” rikthehet në shkallët e stadiumit, mbushet “Kukës Arena”

Kukësi inauguron impiantin e ri në ndeshjen e sotme ndaj Laçit me verilindorët që rikthehen të luajnë një ndeshje në shtëpinë e tyre pas plot tre vitesh. Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Longo do të ketë kështu një motivim ekstra për të marrë maksimumin ndërsa në shkallët e stadiumit është rikthyer edhe tifogrupi i njohur “Armata e Veriut”.

Ultrasit e verilindorëve kanë qenë ata të cilët kanë vuajtur më së shumti “shtegtimin” e skuadrës në sezonet e fundit duke mos e ndjekur rregullisht, mirëpo tashmë edhe ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre përkrah skuadrës së zemrës. Sakaq, edhe pjesa tjetër e stadiumit është mbushur me Kukësin që e pret një atmosferë e zjarrtë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...