Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Arsenal “harron” humbjen me Liverpool, barazon rekordin e 2015 pas suksesit në transfertë

Arsenal ka hedhur pas krahëve disfatën ndaj Liverpool, teksa u rikthye në rrugën e fitoreve. Topçinjtë e Londrës ia dolën me sukses në transfertën delikate të ‘Villa Park’ ku mposhtën me rezultatin 0-1 Aston Villan.

Vendimtar për të besuarit e Mikel Artetës rezultoi Bukayo Saka që me finalizimin mjeshtëror të pjesës së parë i dhuroi 3 pikë mjaft të nevojshme skuadrës. Me ketë gol Arsenali bëhet skuadra e tretë në Premier League që realizon 2000 gola, teksa futet në klasën e rekordmenëve të Manchester United dhe Liverpool, që kanë përkatësisht nga 2176 dhe 2002 realizime.

Topçinjtë e kontrolluan plotësisht fraksionin e parë por në pjesën e mbetur lëshuan hapësirë territoriale për kundërshtarët, që i shkuan pranë barazimit me Ollie Watkins në të 68′, por goditja e tij nga një distancë e afërt u ndal nga shtylla. Tentativat e vendasve nuk munguan dhe në minutën e 96′ provoi dhe Coutinho nga goditja e dënimit, sidoqoftë,  Bernd Leno ishte i vëmendshëm teksa reagoi për të bërë një pritje të shkëlqyer dhe për të mbajtur të paprekur portën e tij.

Me këtë fitore minimale, djemtë e Artetës e çojnë në 5 numrin e sukseseve radhazi në transfertë, diçka që nuk ndodhte prej vitit 2015, por më i rëndësishëm është fakti që mbeten ekipi më i avantazhuar për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, teksa renditen në vendin e 4-të me një diferencë prej 4 pikësh me ndjekësit e Man.United, ndërkohë që veniten plotësisht shpresat e Aston Villas për të arritur pozicionin më të lartë në renditjen e Premier League në dekadën e fundit.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...