Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Arsenal i pandalshëm edhe në transfertë, Leeds “viktima” e radhës!

Arsenal mori fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa mposhti mes shumë episodeve Leeds United në transfertë me rezultatin 0-1. Si fillim ndeshja nisi me probleme të energjisë çka sollën ndërprejrejn e saj pas vetëm dy minutave pasi gjyqtarët në fushë e kishin të pamundur të lidheshin me ata të VAR. Pas diçka më shumë se 30 minuta ndërprerje, sfida rifilloi teksa golin vendimtar të saj e shënoi Bukayo Saka në pjesën e parë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 35-të, teksa vendasit patën mundësitë e tyre për të barazuar.

Në minutën e 64-të, Bamford gaboi krejtësisht nga pika e bardhë e penalltisë, me vendasit që nuk hoqën dorë nga pretendimet për golin e barazimit. Në fundin e lojës, Gabriel u ndëshkua me karton të kuq ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh. Por, pas ndërhyrjes së VAR, ndryshoi gjykimi i arbitrit dhe Gabriel i shpëtoi të kuqit ndërsa vendasit nuk patën mundësinë për një tjetër penallti.

Në këtë formë, Arsenal shkon në kuotën e 27 pikëve, plus katër nga ndjekësit e Manchester Cityt teksa të besuarit e trajnerit Mikel Arteta konfirmojnë objektivin e tyre ndeshje pas ndeshje, kërkojnë të riktehen te titulli në Premier League. nga ana tjetër, pas kësaj disfate, Leeds renditet në vendin e 15-të me 9 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...