Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Arsenal i papërmbajtshëm, shkruan historinë me fitoren ndaj United

Spektakël, gola dhe fitore e madhe e Arsenalit përballë Manchester United në “Emirates”. Skuadra e Mikel Artetës zhvilloi një ndeshje të madhe dhe në fund festoi me tifozët pas suksesit 3-2 ndaj “Djajve të Kuq”.

50 pikë dhe vendi i parë në renditje për Arsenalin pas fazës së parë, duke vendosur një rekord historik pikësh në gjysmën e një sezoni në Premier League.

 

Manchester City mbetet pesë pikë pas, ndërkohë që kampionët në fuqi kanë luajtur një ndeshje më shumë. Golin e parë e realizoi United me anë të Marcus Rashford (eurogol) në minutën e 17’.

 

Vendasit nuk hoqën dorë nga sulmet e tyre dhe barazuan takimin në minutën e 24’. Eddie Nketiah shfrytëzoi një krosim të Granit Xhakës dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

 

Bukayo Saka dhuroi spektakël me një “sallake” të pakapshme nga De Gea (53’), por United reagoi dhe rikthey baraspeshën falë golit me kokë të Lisandro Martinez gjashtë minuta më vonë (dalje e pasigurt e portierit).

 

Arsenali vijoi të ushtronte presion dhe të krijonte raste, ndërkohë që u shpërblye me golin e dytë personal të Nketiah në minutën e fundit të ndeshjes, gol që u konfirmua edhe nga teknologjia VAR.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...