Arsenal u mposht në transfertë me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest duke shuar çdo shpresë për të fituar titullin kampion në Premier League. Kjo disfatë shpalli matematikisht kampion Manchester Cityn me të besuarit e trajnerit Pep Guardiola që për të tretin vit radhazi provuan se janë në majën e futbollit anglez.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- VIDEO/ Fitore jetike pas 7 javësh, sulmuesi dardan protagonist me gol
- CR7 sërish në një klub europian? Një kompani e bën të mundur dhe ia ofron skuadrës gjermane
- Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Por si e festuan The Citizens titullin? Një video e publikuar së fundmi tregon se lojtarët ishin grumbulluar para televizorit dhe po ndiqnin ndeshjen Nottingham-Arsenal teksa në momentin që arbitri mbylli ndeshje, te City shpërtheu festa teksa ata më të papërmbajturit ishin Ake, Phoden apo edhe Grealish.
