Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Arsenali “uragan”, Newcastle pëson katër gola në Emirates

Arsenali, i papërmbajtshëm ndaj Newcastle në “Emirates”. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi thellë 4-1 ndaj “Magpies” dhe qëndron ngushtësisht në garë me Liverpoolin dhe Manchester City-n në garën për titull.

“Topçinjtë” realizuan dy herë në pjesë parë teksa Botman realizoi një autogol të pabesueshëm në minutën e 18-të, ndërsa Kai Havertz dyfishoi shifrat pak minuta më vonë.

Në pjesën e dytë realizuan gjithashtu Saka dhe Kiwior, për të ardhur më pas te goli i Willock, që i vlejti vetëm për statistikë Newcastle.

Lexoni edhe:

                                         Arsenal – Newcastle 4-1

84′ – Realizon golin e  nderit Newcastle me Willock, por është shumë vonë për të shmangur humbjen, 1-4

69′ – vjen dhe goli i katërt i shënuar nga Kiwior.

65′ – Gafë e mbrojtjes së Newcastle në qarkullimin e topit, përfitojnë “Topçinjte” me Saka që shënon të tretin.

24′- Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kai Havertz, i shërbyer nga Martinelli, realizoi golin e dytë për vendësit, që i dhanë një goditje të fortë kundërshtarit pa u mbushur 25 minuta lojë.

18′ – Arsenali e zgjidh shumë shpejt takimin e “Emirates” përballë Newcastle. “Topçinjtë” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të, teksa në zhvillimet e një goditjeje këndi, portieri Karius shmangu golin, por Botman realizoi një gol qesharak, kur nuk kishte asnjë presion nga kundërshtarët.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...