Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Arthur Melo mbërrin në Liverpool, mesfushori bashkohet me “The Reds”

Liverpool koleksionoi suksesin e dytë në kampionat përballë Newcastle me rezultatin 2-1, por asgjë nuk ishte e lehtë.

Skuadra e Jurgen Klopp u nis nga disavantazh i Isak, i cili realizoi golin e parë në tokën angleze, ndërsa “The Reds” përmbysi gjithçka në fraksionin e dytë me Firmino dhe Carvalho, i cili realizoi në frymën e fundit në minutën e 98 duke çuar në delir vendasit.

Pas ndeshjes, Klopp u shpreh se kjo fitore do të kujtohet për vite e vite më radhë.

“Ishte masive, e jashtëzakonshme. Të gjithë do ta kujtojnë këtë mbrëmje, për vite e vite me radhë. Nuk jam 100% i sigurt nëse të gjithë besuan deri në fund, por tani e tutje nuk duhet të kemi më dyshime, duhet të besojmë deri në frymën e fundit. Treguam se jemi në gjendje të bëjmë gjithçka. Për mua, Elliot ishte lojtari më i mirë ne fushë, ishte bukur ta shihje teksa luante” – përfundoi Klopp.

Pas sfidës me Newcastle, nuk është vetëm përmbysja lajmi i mirë, pasi Liverpool ka arritur marrëveshjen me Juventus për transferimin e Arthur Melo.

26-vjeçari do të bëhet lojtari më i ri i “The Reds” dhe vjen në formë huazimi, pasi Klopp dhe Liverpool në këtë periudhë po vuajnë dëmtimet dhe mungesat e shumta, me mesfushën që është “pika e dobët”.

Ishi i Barcelonës do të provojë kështu eksperiencën e parë në ishull dhe pritet të marrë menjëherë një fanellë titullari, ndërsa për momentin nuk dihet nëse Liverpool do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Braziliani kishte disa oferta në këtë merkato dhe pak ditë më parë ishte shumë pranë kalimit te Sportingu i Lisbonës, por këtë të enjte ai do të firmos kontratën e re me Liverpool.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...