Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Asani bën protagonistin në Kore, i dhuron fitoren skuadrës në limite

Nis me “këmbë të mbarë” aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut me skuadrën e Gwuangju. Këta të fundit triumfuan me rezultatin 0-1 në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Suwon Bluewings teksa goli vendimtar u shënua në minutën e 88-të të ndeshjes, pikërisht nga ish-lojtari i Partizanit në Superiore.

Në këtë sfidë, sulmuesi nuk ishte preferuar titullar dhe u aktivizua në minutën e 66-të të pjesës së dytë, megjithatë gjeti mundësinë për t’u bërë protagonist teksa shënoi një gol mjaft të bukur nga një kënd shumë i vështirë. Ndërkaq, Asani nuk i rezistoi tundimit për të hequr fanellën pas realizimit të golit duke u ndëshkuar në këtë formë me kartonin e verdhë.

Lexo edhe:

Asani u transferua në Korenë e Jugut në merkaton e janarit teksa më parë ishte pjesë e hungarezëve të Kisvarda.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...