Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ Asist spektakolar, gol dhe lot, Di Maria largohet pas 7 sezonesh nga Parisi

Në një mbrëmje perfekte në “Parc des Princes”, Angel Di Maria i dha fund aventurës së tij 7-vjeçare te PSG-ja, ku fitoi plot 18 tituj kampion dhe u bë futbollisti me më shumë asiste në historinë e klubit francez.

Argjentinasi 34-vjeçar e nisi nga minuta e parë sfidën dhe tregoi aftësitë e tij asistuese në minutën e 25-të, kur me një pasim perfekt, shërbeu për Mbappe, që shënoi golin e parë të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ylli argjentinas gjeti edhe vetë golin, pasi ndoqi një aksion të Messit dhe shtyu në rrjetë topin e kthyer nga shtylla, për të festuar më pas me shokët e skuadrës dhe tifozët.

Në minutën e 75-të, trajneri Pochettino i dhuroi mundësinë e një “standing ovation”-i, pasi e zëvendësoi, me Di Marian që la fushën e lojës mes lotësh, duartrokitjesh e përqafimesh nga shokët e skuadrës.

Tani ylli argjentinas po përgatitet për një tjetër eksperiencë në Europë, teksa ofertat janë të shumta, por klubi italian i Juventusit është më pranë të tjerave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...