Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Aston Villa “leksion” Manchester United, Newcastle i pandalshëm

Aston Villa i bën një surprizë të bukur në debutim trajnerit Unai Emery, teksa mposhtin në shtëpi me rezultatin 3-1, Manchester United. “Djajtë e Kuq” nuk i rezistuan dot vrullit të vendasve dhe pësuan dy gola të shpejtë, të cilët erdhën brenda katër minutave, respektivisht në të 7-tën dhe të 11-tën. Ishte Bailey ai që hapi llogaritë e sfidës teksa nuk gaboi përballë De Geas, ndërsa më pas, portieri spanjoll nuk kishte shumë për të bërë pas një goli të shkëlqyer nga goditja e dënimit nga ana e Lucas Digne.

Në fundin e pjesës së parë, u duk se United mund të ndryshonte fatet e ndeshjes teksa goditja e Luke Shaë u devijua gabimisht në portë nga ana e Ramsey që shkaktoi në këtë formë një autogol. Gjithsesi, në fragmentin e dytë, Ramsey shleu gabimin pasi shënoi të tretin për të tijtë duke i falur një siguri të lartë shokëve të skuadrës. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe pas kësaj humbje, United mbetet në vend të pestë me 23 pikë ndërsa nga ana tjetër, Aston Villa është e 14-ta me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle konfirmoi formën e shkëlqyer me The Magpies që regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në kampionat. Këtë herë “viktima” ishte Southampton që u dorëzua pa kushte në fushën e saj me rezultatin 1-4. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte i zakonshmi Almiron në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Wood, Willock dhe Guimaraes “vranë” shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv. Pas këtij suksesi, Newcastle ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 18-të me 12 pikë. Sakaq, sfida mes West Ham United dhe Crystal Palace u mbyll me rezultatin 1-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...