Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Atletico fiton “luftën” e Metropolitanos, Interi “bie” te penalltitë

Kualifikim i pabesueshëm i Atleticos së Madridit në çerekfinale të Champions League-s. Skuadra e drejtuar nga Cholo Simeone përmbysi Interin në Metropolitano, duke fituar 2-1 dhe më pas e siguroi avancimin mes 8 më të mirave falë ruletës së penalltive.

Los Colchoneros reaguan menjëherë pas golit të Dimarcos në të 33-të, duke barazuar me Griezmann dhe pak para se të mbyllej koha e rregullt realizoi golin e fitores me Depay-n. Ndeshja shkoi në shtesë, pasi takimi i parë në “San Siro” ishte mbyllur 1-0 në favor të Interit.

Në dy pjesët prej 15 minutash secila në të shtesës nuk u shënuan gola të tjerë, kështu që duhej të vendosnin penalltitë.

Për Interin gabuan tre futbollistë, Sanchez, Klassen dhe Lautaro, ndërsa Atleticos i mjaftuan vetëm katër penallti të ekzekutuara, pasi gaboi vetëm Saul.

 Atletico – Inter 2-1 (0-1)

Goditjet e penalltive

Inter 2                   Atletico 3

Çalhanoglu +          Depay +

Sanchez –                Saul –

Klassen –                  Riquelme +

Acerbi +                   Correa +

Lautaro –

Minuta të çmendura në “Metropolitano” në sfidën Atletico Madrid – Inter. Në minutën e 33-të, një aksion model i zikaltërve u përmbyll me golin e Dimarcos, i shërbyer nga Barella.

Vetëm tri minuta më vonë, Antoine Griezman, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur, barazon rezultatin në 1-1.

Pas shumë përpjekjesh dhe një një shtylle, Atletico barazon me Depay-n, 2-1.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...