Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Atletico “merr hak”, eliminon me “poker” Realin dhe siguron çerekfinalet e Kupës së Mbretit

Atletico triumfon në derbin e Madridit dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, ndërsa eliminoi Realin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë.

Ishte skuadra e Simeones ajo që zhbllokoi takimin me golin e realizuar nga Lino në minutën e 39’, megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Oblak bëri autogol në minutën e 45+1’.

Ndërsa në minutën e 57’ Morata riktheu avantazhin te ekipi i Atletico-s, megjithatë Joselu shënoi me kokë në minutën e 82’, duke barazuar dhe duke bërë që koha e rregullt të mbyllej me rezultatin 2-2.

Në minutën e 100’ Griezmann realizoi golin e tretë për skuadrën e “colchoneros”, teksa Riquelme vulosi këtë takim dhe bëri “poker” për Atletico Madrid me golin që realizoi në minutën e 119’.

4-2 dhe Atletico Madrid shkon në çerekfinale të Kupës së Mbretit, duke marrë “hak” për eliminimin nga Superkupa pak ditë më parë, teksa rrugëtimi në Kupën e Mbretit për Real Madrid mbyllet këtu

Atletico Madrid-Real Madrid (4-2) 

1/8-at e Kupës së Mbretit 

119′-Gooool! Depay dhuron asist, Riquelme realizon golin e katërt për Atleticon. 

100′-Goool! Gabim i Vinicius, Griezmann i merr topin dhe dhuron një goditje spektakolare. 

82’-Goool! Bellingham dhuron asist, Joselu e godet topin me kokë dhe e dërgon në fund të rrjetës.

57′-Goool! Pas një gafe të Lunin, Morata e kalon portierin e Realit dhe Rudiger dhe kalon sërish Atletico-n në avantazh. 

45+1′-Gafë e Oblak, portieri i Atleticon bën dalje të gabuar dhe autogol, duke i dhënë barazimin Realit

39′-Goooool! Samuel Lino gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Atleticon në avantazh.

Lexo edhe:

Formaconet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...