Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Atletico “parakalon” Bilbaon, feston edhe Lensi në Francë

Atleticos së Madridit i mjaftoi goli i Antoine Griezmann në minutën e dytë të pjesës së dytë për të thyer 0-1 Athletic Bilbaon në “San Mames”. Alvaro Morata zhbllokoi takimin në dhjetë, gol të cilin e anuloi VAR-i.

Djemtë e Diego Simeones nuk u ndalën dhe kaluan në avantazh vetëm 78 sekonda pasi kishte nisur fraksioni i dytë i ndeshjes. Asist i Moratës dhe gol i Antoine Griezmann, i treti për të në La Liga këtë sezon.

 

Arbitri kryesor akordi një penallti për ekipin bask në minutat shtesë, por ndryshoi vendim pasi pa edhe njëherë rastin në VAR. Në fund festë e Atleticos, që parakalon kundërshtarët e sotëm dhe ngjitet në vendin e tretë në La Liga.

 

Feston edhe Lensi në Ligue 1. Skuadra verdhekuqe mposhti 1-0 Monpellier falë golit të Wesley Said në mesin e pjesës së dytë. Suksesi i mbrëmjes së sotme ka ngjitur Lensin në vendin e tretë me 24 pikë, dy më pak se kryesuesit e PSG-së dhe Marseille.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...